Përse Marketingu Dixhital është i rëndësishëm për bizneset e vogla? - GO Digital Media
Preloader image
Back

Përse Marketingu Dixhital është i rëndësishëm për bizneset e vogla?

Kur bizneset e vogla fillojnë punën, zakonisht fokusi i tyre është të gjejnë konsumatorë vetëm përmes vizitave në dyqan. Mund të hasen shpesh me reklamat tradicionale siç është printimi i reklamave apo shpërndarja e fletëplosjeve nëpër rrugë.  Mund të besojnë se ofrojnë një produkt apo shërbim të mirë dhe si rrjedhojë janë të bindur se do të kenë klientë të rinj shumë shpejt.  Pavarësisht se kjo strategji mund të funksionojë ka dhe një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë. Bizneset e vogla duhet të konsiderojnë dhe tregun online.

Përfitimet e marketingut online

Grupi i klientëve potencialë që gjenden online është më i madh se grupi i njerëzve që kanë gjasë që të vizitojnë biznesin tuaj rishtazi në rrugë. Duke përdorur marketingun dixhital ju mund të arrini një audiencë shumë të gjerë e cila është efektive në kosto dhe e matshme.

Përfitime të tjera:

  • Mundësia që të keni interaktivitet se çfarë klienti kërkon
  • Mundësia për të arritur një treg global
  • Kursimi i parave dhe arritja e një grupi më të madh klientësh me më pak kosto se sa metodat e marketingut tradicional.
  • Të njiheni me audiencën dhe të shtoni emrin e markës
  • Të shikoni përgjigjet për fushatën tuaj të marketingut

Je duke e shmangur marketingun dixhital?

Pse jeni duke e lënë marketingun dixhital për një moment të dytë? Pronarë të ndryshëm të bizneseve të vogla mund të kenë shumë arsye që të shmangin këtë formë të marketingut por në fund të fundit, zvarritja mbetet zvarritje.

Bizneset e vogla shpesh mund të besojnë se nuk kanë kohë dhe para për të konkuruar në internet. Shumë mendojnë se mund të hasin vështirësi dhe se janë duke mësuar dobësitë e tyre të biznesit në përgjithësi. Shumë preferojnë ti marin gjërat më ngadaë dhe të mbeten në format bazike të marketingut me shpresën se biznesi i tyre do të rritet teksa koha kalon.

Disa mund të besojnë që të presin klientët e rinj të dalin. Duke qënë se janë një biznes i vogël, mund të mendojnë se duan një klientelë të vogël. Por kjo nuk është zgjdihje. Nuk ka asnjëherë garanci se biznesi juaj do të ketë klientë të rinj thjesht duke qënë biznes dhe shpesh nuk do të kesh klientët që dëshironi për të përfituar nga biznesi juaj.

 

GO Digital Media në këtë rast mund tju ndihmojë që të keni një klientelë të gjerë përmes formave të marketingut dixhital në bazë të një strategjie të mirëmenduar e cila ju përshtatet më së miri dhe që mund të keni rezultate të shpejta dhe efektive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ne përdorim Cookies për të përmirësuar shërbimin! Cookie Policy