fbpx

Facebook rikujton përdoruesit për të rishikuar cilësimet e privatësisë

Facebook, kur vjen puna për problemet e sigurisë dhe privatësisë natyrisht që nuk është aspak i pa dëgjuar në vitet e shkuara. Kështu që sa herë del një instrument i ri që ka të bëjë me privatësinë jemi paksa skeptikë. Por përderisa jemi përdorues të kësaj platforme duhet të “jetojmë” me ato. Ndërsa festohet dita Privatësisë së të Dhënave, Zuckerberg, themeluesi i Facebook, na kujton që të bëjmë gjithmon një “check” për rregullimet që ne kemi bërë për privatësinë në Facebook.
Facebook thotë se gjatë javëve të ardhshme, do të dërgojë njoftime për përdoruesit për ti udhëzuar ata që të rishikojnë cilësimet e tyre të privatësisë në platformë. Këtë njoftim do ta keni mundësinë ta shihni menjëherë në Feed dhe UROJMË që ju mos ta injoroni atë.
Klikimi në njoftim do t’ju udhëzojë tek faqja e Mjetit të Kontrollit të Privatësisë. Ata e kanë aktualizuar kohët e fundit këtë gjë, kështu që do të jetë më e lehtë për përdoruesit të kuptojnë se çfarë po ndajnë ose jo me Facebook.
Pavarësisht se si ndiheni në Facebook, nëse jeni duke përdorur rrjetin social, atëherë duhet të keni parasysh se si po i ndani të dhënat tuaja. kështu që mos e shpërfillni kërkesën për të rishikuar informacionin tuaj.

Read More
admin 30 Janar, 2020 0 Comments

Çfarë është politika e re e privatësisë së Google dhe pse është e rëndësishme?

Por kritikët thotnë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

Google tha se së shpejti do të implementojë disa standarde të reja privatësie të cilat do të kufizojnë përdorimin nga palët e treta të një mjeti dixhital të njohur si “cookie.”

Këto mjete përdoren për të gjurmuar aktivitetin në internet të përdoruesve duke ndihmuar publikuesit të shënjestrojë audienca të caktuara me reklama.

Firmat teknologjike janë përballur me presione kohët e fundit pas thyerjeve të ndryshme të sigurisë. Por analistët besojnë se lëvizja e fundit i jep Google më shumë kontroll mbi tregun e reklamave ku aktualisht është një lojtar madhor.

Alphabet, kompania mëmë e Google, shumicën e të ardhurave i gjeneron nga reklamimi. Për ta bërë reklamimin më të personalizuar, shfletuesit grumbullojnë sasi të vogla informacioni me të cilat mund të krijojnë profile të pëlqimeve dhe sjelljeve online të përdoruesit.

Çfarë janë “Cookie-t”?
Cookie-t janë mjete dixhitale nëpërmjet të cilave gjurmohet aktiviteti në internet i përdoruesit. Kjo pjesëz e vogël të dhënash ruhet nga shfletuesit si Google Chrome dhe Apple Safari ndërsa përdoruesit shfletojnë në ueb.

Ata regjistrojnë informacione si uebsajtet që kemi vizituar, gjërat që i kemi ruajtur në një shportë blerjesh online apo informacione të vendosur nëpër formularë të ndryshëm online si emra dhe fjalëkalime.

Kompanitë përdorin këto të dhëna për të mësuar më shumë rreth përdoruesve në internet. Publikuesit e uebit i përdorin për të mësuar çfarë reklamash duhet ti dërgojnë një personi të caktuar.

Politika e re e njohur si “sandbox-i i privatësisë” do të thotë se palët e treta që shesin reklama duhet të kërkojnë informacionin përmes Google rreth përdoruesve dhe audiencave që synojnë të shënjestrojnë.

Por kritikët thonë se ky është një avantazh për Google dhe e bën tregun më pak të konkurrueshëm dhe më pak të sigurtë.

LEXO EDHE: Huawei merr goditje të rëndë, Google shkëput lidhjet
Apple ndërmori hapa për të kufizuar aksesin e Cookie-ve dhe rritur privatësinë në 2017-ën me bllokues inteligjentë gjurmimi përdorur nga shfletuesi Safari.

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të kompanive të kësaj industrie ra. Google tha se politika e re do të implementohet në dy vitet e ardhshme ndërsa ky plan është bërë i ditur që prej Gushtit 2019.

Cookie-t janë përdorur nga shfletuesit prej mëse dy dekadash por sulmet e fundit të sigurisë kanë shtuar shqetësimet rreth sasisë së të dhënave që këto mjete dixhitale grumbullojnë. /PCWorld Albanian

Read More
admin 15 Janar, 2020 0 Comments

Instagram dhe Facebook rrisin instrumentat për luftimin e lajmit të rremë

Instagram dhe Facebook kanë njoftuar prezantimin e veçorive të reja për të ndihmuar në luftimin e lajmeve të rreme dhe bullimit.

Në vitin 2019, Instagram prezantoi një veçori që filtroi ​​komentet. Kjo veçori e re e mundësuar nga AI është një pjesë e një veçorie të e mëparshme cila paralajmëron përdoruesit me një njoftim që titrat e tyre duken të ngjashëm me të tjerët që janë raportuar më parë bazuar në fjalët që përdoren në caption.

Ekipi i Instagramit shkruajti në Facebook: “Sot, kur dikush shkruan një titull për një postim dhe ne e shohim se postimi i Instagramit bën fjalë për një bullizëm, përdoruesi do të marri një njoftim të shpejtë duke i njoftuar ata që titrat e tyre janë të ngjashëm me ato që raportohen për ngacmim. Ata do të kenë mundësinë të redaktojnë titrat e tyre para se të publikohen. ”

Po ashtu, Instagram po ndjek simotrën Facebook duke lancuar dhe një algoritëm që lufton lajmin e rremë ose siç njihet ndryshe Fake News. Ky shërbim etiketon atë që konsiderohet e rreme dhe minimizon shpërndarjen e përmbajtjes me flamur nga faqet e Instagram Explore dhe hashtag.

Në një postim në blog, Instagram shkruajti: “Ne përdorim teknologjinë që përputhet me imazhin për të gjetur shembuj të mëtejshëm të kësaj përmbajtjeje dhe të aplikojmë etiketën, duke ndihmuar në uljen e përhapjes së dezinformatave. Për më tepër, nëse diçka vlerësohet false ose pjesërisht e rreme në Facebook, duke filluar nga sot ne do të etiketojmë automatikisht përmbajtje identike nëse është postuar në Instagram (dhe anasjelltas). ”

Sipas Standard Media, një numër studimesh kanë zbuluar se Instagram ishte platforma më e keqe e mediave sociale për shëndetin mendor të të rinjve dhe se 40% e përdoruesve të adoleshentëve ndjejnë presion për të ndarë përmbajtje dixhitale që kishin fituar shumë pëlqime ose komente.

Read More
admin 13 Janar, 2020 0 Comments