Si punon Facebook Search, rivali i Google në internet

admin Mars 8, 2019 0 Comments

Facebook është një prej alternativave kryesore përsa i përket bizneseve për marketingun digjital në botë. Është rrjeti social më i përhapur duke filluar që nga gjyshi jot dhe duke përfunduar tek kushuriri jot më i vogël 10-vjeçar. Çdo muaj, 2.23 bilion njerëz hyjnë në Facebook dhe 80 milionë të tilla janë biznese të vogla të cilat kryejnë marketingun në internet për të rritur të ardhurat e tyre.

Çdo ditë, ashtu si edhe në Google, edhe në Facebook merr afërsisht 1.5 bilion kërkime nga 2 trilion postime në indeksin e tij. Kjo e ka bërë kompaninë e njohur të Mark Zuckenberg të rrisi investimet e tij për të zhvilluar motorrin e brendshëm të kërkimit për përdoruesit.

Çfarë është Facebook Search?

Të jesh pjesë e Facebook Search, mjafton vetëm të kesh një llogari. Pasi hyn në llogarinë tënde, mjafton të kërkosh dhe në fillim do të shfaqen të gjitha sugjerimet të cilat algoritmet e Facebook gjen. E zëmë se ju kërkoni për Go Digital Media, ose një shërbim marketingu për rrjetet sociale, dhe menjëherë do ju shfaqen të gjitha sugjerimet në atë që quhet “predictive search.”

Nëqoftëse dëshiron që të filtrosh kërkimet e tua në Facebook mjafton të vendosësh opsionin se për çfarë je duke kërkuar, Faqe, Profil personal, Postim Grup apo video.

Një tjetër mënyrë është edhe kërkimi gjeneral. Nëqoftëse dëshiron të gjesh një restorant, në opsionin “Places” kliko shërbimin që dëshiron të gjesh. Duke ditur vendodhjen tënde, Facebook ju ndihmon të gjeni alternativën më të mirë, duke ju dhënë emrin e biznesit dhe adresën e tij, të lidhura me faqen e biznesit.

Facebook tashmë është një prej rrjeteve sociale më të përdorura përsa i përket marketingut por edhe për të përdorur shërbime të ndryshme që mund të të vlejnë. Ndoshta shpesh më mirë se Google, Instagram dhe Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *