fbpx

Google Translate shton 5 gjuhë të reja

admin March 4, 2020 0 Comments

Së fundi, Google ka shtuar pesë gjuhë të reja në shërbimin Google Translate duke u ofruar miliona përdoruesve akses në faqet që kontentin e kanë në një ndër këto gjuhë.

Kanë kaluar katër vite që kur Google kishte shtuar gjuhë të reja në shërbimin Google Translate. Pesë gjuhët e reja përfshijnë: Kinyarwanda, Odia (Oriya), Tatar, Turkmen, dhe Uyghur.

Shumica e njerëzve me siguri do të mësojnë se këto gjuhë kanë lindur sot, por ato fliten nga më shumë se 75 milionë njerëz në mbarë botën. Duke i shtuar ato, Google ka rritur numrin e gjuhëve që përfshihen në atë shërbim, gjithsej janë 108 gjuhë.

Një nga vështirësitë që Google u përball ishte, se këto pesë gjuhë janë më pak të njohura. Të gjitha këto gjuhë janë të mbështetura në tekstet dhe përkthimet e faqeve në internet. Por, shkrimi ideal në këto gjuhë për momentin Google Translate nuk e ka. Vetëm në Kinyarwanda, Tatar dhe Uyghur e kanë atë mënyrë të të shkruarit.

Një nga vështirësitë me të cilat përballet Google është duke shtuar gjuhë më pak të njohura dhe të përdorura, por kjo bëhet për një arsye, që shoqëria njerëzore të ketë qasje në këto gjuhë dhe të mësohet me to.

Ekipi i Google Translate është duke përparuar në teknologjinë e mësimit të makinerive, për të kaluar edhe këtë pengesë gjithashtu do të mbështetet edhe në Komunitetin e Google Translate për ndihmë.

Pra, edhe pse këto gjuhë të reja janë të mbështetura, Google është shumë i interesuar për këdo që i flet këto gjuhë të bashkohen me komunitetin dhe të ndihmojnë në përmirësimin e përkthimeve të tij.

Vitin e kaluar, Google përditësoi  përkthimin në moment me kamerën e aplikacionit Google Translate, për të shtuar 60 gjuhë të tjera. Muajin e kaluar Google demonstroi një veçori të re për aplikacionin Google Translate, i cili do të lejojë që bidesat të transkriptohen në kohë reale ndërsa janë duke u përkthyer edhe në një gjuhë tjetër.

Burimi: PCMAG/Bussinessmag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *