fbpx

Zoom bën publike fotot dhe adresat e e-mail të përdoruesëve tek të huajtë

Pak shërbime kanë qenë përfituesit më të mëdhenj të pandemisë koronavirus sesa Zoom. Ndërsa miliona punëtorë nga e gjithë bota u detyruan papritur të punojnë nga shtëpia, dhe miqtë dhe familja u detyruan të anulonin planet e tyre për t’u takuar, video-konferencat u bënë mjeti i zgjedhjes për komunikimin në distanca të gjata.

Nga shërbimet e panumërta të konferencave video të disponueshme në celular dhe desktop, pak mund të përputhen me Zoom kur bëhet fjalë për cilësinë e thirrjeve dhe numrin e veçorive të shërbimit të ofruar. Por tani jemi duke mësuar se ka një çmim për të paguar (përtej tarifës së pajtimit mujor) për përdorimin e Zoom.

Javën e kaluar, Motherboard raportoi se aplikacioni iOS i Zoom po dërgonte të dhëna analitike në Facebook edhe nëse përdoruesi nuk hynte në Facebook ose nuk kishte një llogari në Facebook. Jo vetëm që nuk kishte asnjë mënyrë për të shmangur këtë sjellje, por Zoom gjithashtu nuk përmendte asnjë detaj për këtë gjë në politikën e privatësisë. Fatmirësisht, Zoom e largoi SDK-në e Facebook nga aplikacioni i tij menjëherë pasi u publikua raporti, por filloi të duket se Facebook ishte vetëm maja e ajsbergut për çështjet e privatësisë në Zoom, të cilat janë shfaqur së tepërmi ditët e fundit.

Raporti i fundit i Motherboard ka zbuluar se shërbimi i video-koferencave mund të nxjerri për publikun adresat e email dhe fotot e shumë përdoruesëve si dhe t’i lejojë të huajt t’i telefonojnë ata.

Kjo vjen për shkak të një mundësie që Zoom ofron, ku njerzit mund të shtohen automatikisht në listën tënde të kontakteve nqs ata kanë të njejtën domain të email-it. Kjo mund të duket një veçori e mirë për korporatat, duke i mundësuar që mos të shtojnë çdo punonjës manualisht, por shumë përdorues të shërbimit për video-koferencat kanë raportuar se janë grupuar me mijëra njerëz të huaj për shkak se janë loguar me adresën e tyre personale.

 

Read More
admin 1 Prill, 2020 0 Comments

Europol paralajmëron qytetarët: Kujdes në internet, ja se çfarë po përpiqen të bëjnë mashtruesit

Frika nga virusi është një “model përfitimi biznesi” për mashtruesit, paralajmëron Autoriteti Policor i BE-së, Europol. Ofertat për vaksina janë të falsifikuara.

Të falsifikuara dhe pa efekt: Medikamente kundër Covid-19 ofrohen në rrjet. Europoli tërheq vëmendjen të bëhet kujdes.

Shumë sipërmarrje dhe të vetëpunësuar po humbasin porositë dhe xhirot për shkak të pasojave të krizës Corona në mbarë Europën. Por një tjetër degë ka koniunkturë të lartë: Mashtruesit bëjnë biznes me frikën, paralajmëron autoriteti policor i BE-së, Europol në Hagë. Catherine De Bolle, drejtore e Europolit deklaroi (27.03), se është e habitur me çfarë shpejtësie kriminelët po i zhvillojnë modelet e tyre të mashtrimit: “Ndërsa njerëzit luftojnë kundër krizës dhe ndihmojnë viktimat, ka edhe kriminelë, që shfrytëzojnë krizën. Këtë nuk mund ta pranojmë. Biznese të dyshimta gjatë një krize shëndetësore janë mjaft të rrezikshme dhe mund t’i rrezikojnë jetën e njerëzve.” Europoli koordinon autoritetet policore të BE-së dhe është përgjegjës për hetimet ndërkufitare.

Medikamente të rreme
Europol paralajmëron prej medikamenteve të falsifikuara, që ofrohen për shitje në internet. Në një aksion mbarëbotëror hetimesh në 90 vende bashkë me autoritete të tjera policore janë identifikuar mbi 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, spray ose kremëra kundër virusit Corona. Në kuadër të aksionit policor të emërtuar “Pandea” janë konfiskuar katër milionë kampione medikamentesh. Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malarjes, që nuk janë të licensuara në treg. Po ashtu janë në qarkullim edhe maska mbrojtëse, që ose nuk kanë efekt ose janë ekstremisht të kushtueshme. Që nga fillimi i marsit janë tërhequr nga qarkullimi 34.000 maska kirurgjikale me përbërje velo-kartë, thuhet në një njoftim të Europolit.

Jo vetëm konsumatorë privatë të frikësuar kanë rënë pre e mashtrimeve, por ndonjëherë edhe institucione shtetërore. Në Belgjikë autoritetet porositën për pesë milionë Euro maska mbrojtëse tek një prodhues në Turqi, i cili nuk e solli asnjëherë furnizimin, njofton gazeta belge “Le Soir.”

Gazeta spanjolle “El Pais” duke iu referuar burimeve anonime shkruan, se autoritetet spanjolle kanë përdorur në Madrid 640.000 teste pa efekt ndaj Coronas. Ato dhanë shumë rezultate negative ndaj Coronas. Këto kampione testesh me sa duket e kishin origjinën nga një firmë kineze.

Komisioni i BE-së bën thirrje për të pasur kujdes
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fillim të javës (24.03) përmes një video-mesazhi paralajmëroi prej mashtrueve. Secili duhet të bindet para se të bëjë porosi në internet për seriozitetin e ofruesit. Premtimet, se një vaksinë mund të blihet janë të rreme. Nëse një vaksinë është zhvilluar dhe licensuar, “këtë do ta mësoni nga burime të besueshme”, tha von der Leyen. Qeveritë dhe institucionet publike do ta komunikojnë këtë në kohën e duhur.

Punonjës të rremë ofrojnë teste
Europoli paralajmëron edhe nga një tjetër formë në rritje e vjedhjeve. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit shumë sipërmarrje dhe qendra mjekësore janë bosh ose jo të ruajtura. po ashtu ka rritje të përpjekjeve për të hyrë në shtëpi private. Kirminelët thonë, se janë përfaqësues të autoriteteve ose sanitarë, që vijnë për të bërë test të Coronas ose për të verifikuar nëse personat qendrojnë vërtetë në shtëpi. Viktimat mashtrohen prej hajdutëve dhe si rrjedhojë ata i grabisin.

Jo vetëm në Europë ka ndërkohë probleme me mashtrime të tilla në faqet e internetit. Një firmë në Los Angeles, që regjistron automatikisht faqet e reja të inernetit, deklaroi, se portalet me fjalët kyç “Corona” ose “Covid” nuk janë të lejuara. Një gjyqtar në Teksas më parë vendosi me kërkesën e Ministrisë së Drejtësis të SHBA-së që të mbyllet kjo faqe interneti. Në të shiteshin doza vaksine për 4,95 Dollarë, që gjoja e kishin prejardhjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Menaxhuesit e këtij protali synonin që përmes arkëtimit të parave të fitonin akses tek të dhënat e kartave të kreditit të klientëve./DW/

Read More
admin 28 Mars, 2020 0 Comments

Instagram dhe Facebook rrisin instrumentat për luftimin e lajmit të rremë

Instagram dhe Facebook kanë njoftuar prezantimin e veçorive të reja për të ndihmuar në luftimin e lajmeve të rreme dhe bullimit.

Në vitin 2019, Instagram prezantoi një veçori që filtroi ​​komentet. Kjo veçori e re e mundësuar nga AI është një pjesë e një veçorie të e mëparshme cila paralajmëron përdoruesit me një njoftim që titrat e tyre duken të ngjashëm me të tjerët që janë raportuar më parë bazuar në fjalët që përdoren në caption.

Ekipi i Instagramit shkruajti në Facebook: “Sot, kur dikush shkruan një titull për një postim dhe ne e shohim se postimi i Instagramit bën fjalë për një bullizëm, përdoruesi do të marri një njoftim të shpejtë duke i njoftuar ata që titrat e tyre janë të ngjashëm me ato që raportohen për ngacmim. Ata do të kenë mundësinë të redaktojnë titrat e tyre para se të publikohen. ”

Po ashtu, Instagram po ndjek simotrën Facebook duke lancuar dhe një algoritëm që lufton lajmin e rremë ose siç njihet ndryshe Fake News. Ky shërbim etiketon atë që konsiderohet e rreme dhe minimizon shpërndarjen e përmbajtjes me flamur nga faqet e Instagram Explore dhe hashtag.

Në një postim në blog, Instagram shkruajti: “Ne përdorim teknologjinë që përputhet me imazhin për të gjetur shembuj të mëtejshëm të kësaj përmbajtjeje dhe të aplikojmë etiketën, duke ndihmuar në uljen e përhapjes së dezinformatave. Për më tepër, nëse diçka vlerësohet false ose pjesërisht e rreme në Facebook, duke filluar nga sot ne do të etiketojmë automatikisht përmbajtje identike nëse është postuar në Instagram (dhe anasjelltas). ”

Sipas Standard Media, një numër studimesh kanë zbuluar se Instagram ishte platforma më e keqe e mediave sociale për shëndetin mendor të të rinjve dhe se 40% e përdoruesve të adoleshentëve ndjejnë presion për të ndarë përmbajtje dixhitale që kishin fituar shumë pëlqime ose komente.

Read More
admin 13 Janar, 2020 0 Comments