
QEK – QENDRA PËR EDUKIM KULINAR
Qëndra për Edukimin Kulinar (QEK) lind si një nismë kolektive që ka si qëllim parësor fuqizimin dhe rivlerësimin e traditës shqiptare të kulinarisë, përdorimin e ndërgjegjshëm të produkteve shqiptare si dhe gërshetimin me kultura të tjera kulinare që ndër vite kanë ndërvepruar me kuzhinën shqiptare.