fbpx

“Mite dhe Fakte” – Libër

Mite dhe Fakte është një botim i përshtatur në gjuhën shqipe sipas origjinalit nga GO Digital Media.

Botimi ishte në kuadrin e projektit “Jetesa e pavarur: mbёshtetja e kauzës duke afruar Shqipërinë më pranё standardeve tё Bashkimit Evropian” i implementuar nga Fondacioni "Së Bashku" mundësuar nga OSFA - Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Kjo nismë u shtri në tre qytete të rëndësishme të vendit siç janë Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Një ndër komponentët e rëndësishëm të kësaj nisme ishte përkthimi dhe botimi në gjuhën shqipe i disa materialeve të Rrjetit Evropian për Jetesë të Pavarur (ENIL) mbi Jetesën e Pavarur, Ndihmësin Personal dhe Mite dhe Fakte mbi Jetesën e Pavarur.

Projekti kontribuoi në lëvizjen për Jetesё tё Pavarur për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri dhe Znj. Suela Lala është zgjedhur rishtas anëtare bordi e Rrjetit Evropian për Jetesë të Pavarur dhe është i pari person me aftësi të kufizuar nga Shqipëria që bëhet pjesë e strukturave drejtuese të organizatave të aftësisë së kufizuar në Evropë.

 

LIBRI MITE DHE FAKTE - JETESA E PAVARUR
KLIKO KETU PER TË PARË LIBRIN
Share Project:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *