fbpx

5 mënyra për strategjinë e marketingut gjatë COVID-19

Nevojat e tregut janë vazhdimisht duke ndryshuar, kshuqë është vazhdimisht e nevojshme të qëndroni i azhornuar me trendet në mënyrë që të modifikoni strategjinë tuaj të biznesit në mënyrë të saktë. Një nga mënyrat për të arritur klientët gjatë kësaj kohe të papërshtatshme është përshtatja e planit të marketingut sipas kërkesave që ata kanë.

Çfarë është një plan marketingu?

Një plan marketingu është strategjia se si do të komunikosh me audiencën që ke si target dhe të ndikosh tek ata që të blejnë shërbimet dhe produktet që ofron. Strategjia e marketingut ka nivele të ndrryshme, por ato duhet të përfshijnë një informacion të plotë rreth brandit tuaj dhe se si ju dëshironi të arrini te konsumatorët.

Kur promovon produket dhe shërbimet është e rëndësishme që të kujdeseni që ai të jetë koherent me identitetin e brandit tuaj. Sidoqoftë, plani i marketingut është një dokument fizik I cili mund të pësojë dhe ndryshime gjatë rrugës për t’iu përshtatur situatave. Si shembull, kriza e koronavirusit, recensioni dhe mënyra e re e sitilit të jetës ka ndryshuar gjithashtu dhe sjelljet e blerësve dhe biznesi juaj duhet të “modifikojë” strategjinë e marketingut që të arrijë tek klientët sipas kushteve aktuale.

Vendosni në dukje rëndësinë e vërtetë të produktit ose shërbimit që ofroni.

Ndërsa nevojat e konsumatorit ndryshojnë, rëndësia e produktit ose shërbimit tuaj mund të ndryshojë gjithashtu. Është e rëndësishme të theksohet se si marka juaj është ende thelbësore për konsumatorët tuaj dhe se si ajo mund të jetë e dobishme për jetesën e tyre. Kjo mund të nënkuptojë zhvendosjen e përqendrimit nga një produkt në tjetrin ose theksim të mënyrave unike që oferta juaj aktuale mund të përmbushë nevojat e audiencës tuaj.

 

Përmbushni nevojat reale të konsumatorit

Përqendrohuni më shumë në plotësimin e nevojave të konsumatorit dhe t’i ndihmoni ata të merren me realitetet e pandemisë në vend që të promovoni me kokëfortësi atë që keni për të ofruar. Gjatë kohës së karantinës globale në Mars dhe Prill ne ishim pjesë e kompanive të ndryshme të cilat ofruan shërbime falas për një periudhë të caktuar siç ka qënë rasti i “Digitalb” ose “Tring”.

Duke ofruar shërbime që ndihmojnë dhe promocione që nuk kanë patjetër në focus një product ndërtojnë vlera për biznesin tuaj si dhe një “fiksim” të markës tek konsumatori.

Rrit përpjekjet për Marketingun Dixhital

Klientët tuaj janë të gjithë online. Këtë duhet ta memorizoni! Fokusoni reklamimin tuaj në reklama me pagesë, email marketing dhe SEO. Nëqoftëse ju nuk dini ta bëni këtë stafi i GoDigital Media do t’ju ndihmojë. Përmes krijimit të blogjeve të ndryshme, videove, përmbajtjeve të ndryshme dixhitale për të rritur sa më shumë praninë tuaj në internet.

Krijo një strategji email-marketing!

Kompanitë duhe të fokusohen në adoptimin e fushatave të email-marketing për të shkuar tek klienti direkt. Nëqoftëse keni një listë kontaktesh me konsumatorët tuaj, është tepër e rëndësishme t’i përdorni. Nëqoftëse biznesi juaj ofron një kartë klienti ose një program besnikërie, ka shumë gjasa që klientët që janë pjesë e këtyre mundësive do të rikthehen.

  1. Fokusohu në Social Media Marketing

Klientët tuaj potencialë janë në mediat sociale. Kështuqë përmes një agjensie ju mund të bëni të pamundurën për të shtuar prezencën tuaj përmes rrjeteve sociale si Facebook ose Instagram. Përmes planeve të ndryshme të marketingut të social media ju mund të ofroni pastime me vlera, educative dhe argëtuese duke e bërë për vete audiencën. Duhe ttë kuptoni që audience nuk ka nevojë gjithmonë për të blerë produkte

Read More
admin 9 Korrik, 2020 0 Comments