fbpx

Zoom bën publike fotot dhe adresat e e-mail të përdoruesëve tek të huajtë

admin 1 Prill, 2020 0 Comments

Pak shërbime kanë qenë përfituesit më të mëdhenj të pandemisë koronavirus sesa Zoom. Ndërsa miliona punëtorë nga e gjithë bota u detyruan papritur të punojnë nga shtëpia, dhe miqtë dhe familja u detyruan të anulonin planet e tyre për t’u takuar, video-konferencat u bënë mjeti i zgjedhjes për komunikimin në distanca të gjata.

Nga shërbimet e panumërta të konferencave video të disponueshme në celular dhe desktop, pak mund të përputhen me Zoom kur bëhet fjalë për cilësinë e thirrjeve dhe numrin e veçorive të shërbimit të ofruar. Por tani jemi duke mësuar se ka një çmim për të paguar (përtej tarifës së pajtimit mujor) për përdorimin e Zoom.

Javën e kaluar, Motherboard raportoi se aplikacioni iOS i Zoom po dërgonte të dhëna analitike në Facebook edhe nëse përdoruesi nuk hynte në Facebook ose nuk kishte një llogari në Facebook. Jo vetëm që nuk kishte asnjë mënyrë për të shmangur këtë sjellje, por Zoom gjithashtu nuk përmendte asnjë detaj për këtë gjë në politikën e privatësisë. Fatmirësisht, Zoom e largoi SDK-në e Facebook nga aplikacioni i tij menjëherë pasi u publikua raporti, por filloi të duket se Facebook ishte vetëm maja e ajsbergut për çështjet e privatësisë në Zoom, të cilat janë shfaqur së tepërmi ditët e fundit.

Raporti i fundit i Motherboard ka zbuluar se shërbimi i video-koferencave mund të nxjerri për publikun adresat e email dhe fotot e shumë përdoruesëve si dhe t’i lejojë të huajt t’i telefonojnë ata.

Kjo vjen për shkak të një mundësie që Zoom ofron, ku njerzit mund të shtohen automatikisht në listën tënde të kontakteve nqs ata kanë të njejtën domain të email-it. Kjo mund të duket një veçori e mirë për korporatat, duke i mundësuar që mos të shtojnë çdo punonjës manualisht, por shumë përdorues të shërbimit për video-koferencat kanë raportuar se janë grupuar me mijëra njerëz të huaj për shkak se janë loguar me adresën e tyre personale.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *